Me Shtrigat e Salemit

Spiro Duni dhe nje ekip aktoresh ne tavolinen e punes per premieren e 2011-es. Ne skenen e Teatrit Kombetar nje tjeter Arthur Miller brenda nje kohe te shkurter. Prape Timo Flloko protagonist me Eva Alikajn perkrah. Regjisori flet per zgjedhjet e tij
I pari regjisor qe ul aktoret ne kete sezon artistik eshte Spiro Duni. Aktoret e Dunit bene te henen leximin e pare kolektiv te drames Shtrigat e Salemit The Crucible 1953. Arthur Miller eshte per Dunin nje autor qe e frymezon. Me sa duket jo vetem Dunin. Pas Pamjes nga ura me protagonist Timo Fllokon eshte e dyta veper e Millerit qe vihet ne Teatrin Kombetar brenda nje kohe te relativisht te shkurter dhe serish protagonist eshte Flloko.
Ne Ameriken e viteve 50 Shtrigat e Salemit u pa si alegori ndaj Makartizmit dhe qendrimit kunder komunisteve.
Per te folur per kete paranoje Milleri iu referua historise se gjyqeve persekutimeve denimeve te kryera ndaj njerezve te shenjuar per magji ne Salemin Masacusets e viteve 1692-1693.
Nje paranoje kthehet ne tragjedi per nje komunitet te caktuar. Mund te jete kushdo i prekur prej saj kushdo qe ndjen qe di qe mendon. Individi eshte i mbytur nga kjo bote kaq e rrezikshme. Ky eshte thelbi i vepres se Millerit per regjisorin Spiro Duni i cili sqaron qe individet te Shtrigat e Salemit vendosen perballe forces se pushtetit qofte pushtetit fetar apo politik.
Edhe ne shfaqjen e Dunit theksi vihet te ky kumt te raporti i individit me autoritetin qe i merr frymen qe e mbyt. Per kete arsye Duni mendon se vepra eshte aktuale.
Perkthimin i Shtrigat e Salemit eshte bere nga Rudi Erebara. Ne versionin e perkthimit te Enver Ficos viti 1973 eshte hequr tek-tuk ndonje fragment dhe jane bere modifikime ne detaje.
Ficos mund tia kete diktuar koha keto nderhyrje nje kohe e zeze mund ta quajme ate pas Plenumit IV thote Duni.
Shtriga e Salemit kerkon nje numer te madh aktoresh. Regjisori ka zgjedhur 21 dhe ka kombinuar aktore me pervoje me te rinj aktive.
Protagoniste jane Timo Flloko dhe Eva Alikaj ne rolet e ciftit Proktor ai Xhon Proktori ajo Elizabeta. Duni thote se rolet protagoniste i kane marre dy njerez qe e duan teatrin. Per Fllokon ai shprehet Ka parametrat e duhur per ta bere rolin dhe ka dashuri te madhe per teatrin.
Kurse Eva eshte nje aktore qe e do kete pune ngado qe te kthehet dhe te rrotullohet vjen prape ketu ne teater.
Per te rinjte Une shoh nje brez vajzash dhe djemsh nga mosha 20-30 vjec qe ua lexoj ne sy deshiren qe kane per te luajtur. shte tjeter gje qe mundesite e mia jane te pakta sepse detyrimi i pare eshte te angazhohen punonjesit qe paguhen nga teatri thote Duni. Ne kete ansambel karakteresh secili ka kontradikta te brendshme te thella dhe kjo i ve aktoret perpara nje prove te madhe. Personazhet kryesore te Millerit i jane besuar
Elia Zaharias Abigela Fatos Seles Denforth Vasjan Lamit Heilli Neritan Licajt Perris dhe Naun Shundit Gilli.
Per skenografine do te punoje Bashkim Ahmeti per kostumet Anila Zajmi.
Te veshjet e Zajmit do te kete elemente qe i permbahen kohes per te cilen flet vepra dhe nderthurje me elemente te diteve te sotme.
Nuk eshte rastesi qe regjisori Spiro Duni ne punen e tij i eshte drejtuar shpesh dramaturgjise amerikane. Ky pasion i hershem filloi para viteve 90 kur vinte ne Skampa me 1989 vepren Neperka te Lillian Hellman-it me 2005-en Macja ne catine e nxehte te Tennessee Williams dhe me 2009 monodramen Mbroni shpellarin te Rob Becker-it. Me 2008 zgjedhi nje autor irlandez Tom Murphy me dramen Fishkellime ne erresire.
Regjisori ka nje lloj afrimiteti me dramaturgjine anglo-sanksone qe lidhet edhe me njohjen qe ai ka me veprat amerikane dhe angleze qendrimin ne Amerike per me shume se nje dekade nga 1991 deri me 2001 dhe nga 2005-2007 dhe emocionet e forta qe merr nga kjo lloj dramaturgjie.
Shtrigat e Salemit mendohet te shfaqet ne mesin e muajit mars. Se shpejti Teatri Kombetar e prezanton vepren per mediat.
Sam Shepard i fundit per kete sezon
Vepra e katert per kete sezon artistik te Teatrit Kombetar u miratua keto dite nga Bordi. Mallkimi i fukarenjve i dramaturgut amerikan Sam Shepard eshte projekt i Kastriot ipit. Nje nga anetaret e bordit Agim Zajmi e vlereson zgjedhjen e ipit per realizmin nje realizem te fuqishem qe te kujton teatrin e mire per stilin e qarte te shkrimit dhe per problemet e mprehta qe trajton.
shte nje veper per mendimin tim shume e bukur por kerkon trupe shume te mire sepse ka probleme esenciale te cilat duhen interpretuar edhe me nje lloj temperamenti. Ky spektakel kete kerkon qe te jete shume i besueshem perfundon Zajmi.
Kjo eshte hera e fundit qe bordi me keta anetare vendos per veprat e sezonit artistik. Pritet qe Ministria e Kultures Turizmit Rinise dhe Sporteve te miratoje emrat e anetareve te rinj.