E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo DiCaprio tërhiqet nga aktrimi

Aktori i famshëm, Leonardo DiCaprio ka paralajmëruar se do të tërhiqet për një kohë ta gjatë nga aktrimi. DiCaprio, i cili kohëve të fundit ka qenë shumë i zënë më xhirimin e tre filmave brenda një periudhe të shkurtër kohore, ka thënë se po ndihet i lodhur nga puna e tepërt.

“Unë jam shteruar. Do të pushojë për një kohë të gjatë. I kam xhiruar tre filma brenda dy viteve dhe jam lodhur shumë”, i ka thënë DiCaprio revistës gjermane,’Bild’.

Por, këtë pushim aktori do ta shfrytëzojë për të mirë, duke i’u përkushtuar pasionit të tij, zhvillimit e ambientit. 38-vjeçari ka bërë të ditur se, ai do të udhëtojë nëpër botë për të dhënë kontributin e tij në të çështje./Indeksonline./
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›