Rita Ora punon si kamariere

Fakti që Rita Ora është e lidhur me rrënjët e saja më nuk përbën lajm.
Ishte bërë e ditur qysh në fillimin e karrierës së këngëtares se pas mërgimit nga Kosova për në Londër, familja e tyre ka mbijetuar me një lokal të cilin e mbane përgjithësisht babai i saj, por që edhe Rita dhe motra e saj kanë ndihmuar aty.
Madje, Rita në intervista të ndryshme pati përmendur edhe faktin që ajo shpesh argëtonte myshterinjët duke kënduar.
Me tu kthyer nga Tailanda, Rita ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj në Londër, dhe me këtë rast ka vizituar edhe lokalin e babait të saj, nga ku ka publikuar edhe disa foto ku shihet duke shërbyer birrë. Në përshkrimin që ajo ia bëri fotove tha se janë disa gjëra që kurrë nuk ndryshojnë.
Përndryshe Rita sapo ka përfunduar xhirimet për klipin e saj të ri, i cili do të jetë në bashkëpunim me reperin e famshëm, Snoop Dogg. /Indeksonline/