E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo: Doja të nënshkruaj me Keirrison

Trajneri i Milanit, Leonardo, thotë se ai ishte përpjekur të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Barcelonës, Keirrison, para se këtë ta bëjë Fiorentina.

Sulmuesi brazilian iu bashkua Violas të hënën në një marrëveshje dyvjeçare huazimi nga kampioni i Evropës.

"Jam i lumtur që Keirrison ka arritur në Serie A. Jo aq shumë pse ai iu bashkua Fiorentinas dhe ekipi im mund të përballet me të, por sepse jam tepër i bindur nga potenciali i tij. E di se Milani u përpoq të nënshkruaj me të, por nuk kam pendime. Kam një ekip të fuqishëm. Jam kurioz ta shoh Keirrison në Serie A", ka thënë Leonardo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›