E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu kërkon “Red Bull”

(ALBANIA SPORT) – Skënderbeu ndodhet në pozita shumë të vështira, përfshirë dhe anën financiare. Presidenti Niko Peleshi, njëherësh dhe kryetari i Bashkisë së qytetit të Korçës, gjatë Asamblesë së klubit, u bëri thirrje biznësmenëve të njohur, pronarë të kompanive të fuqishme si “Birra Korça” (Irfan Hasanbelliu), “Red Bull” (Agim Zeqo) dhe “QTU” (Saimir Mane) të kontribuojnë për një prej klubeve më të vjerta në Shqipëri, kampion në vitin 1933. Skënderbeu ndodhet në vendin e fundit, duke grumbulluar 15 pikë në 19 ndeshje, ndërkohë që ka gjatë këtij sezoni është drejtuar nga dy trajnerë (Gerti Haxhiu, Andrea Marko) e shumë lojtarë, përfshirë dhe ish-kapitenin Bledi Shkëmbi (i larguar te Besa) kanë braktisur skuadrën.

Burimi: Albania-sport.comE Merkure, 03 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›