E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totti mund të luajë kundër Udineses

Kapiteni i Romës, Francesco Totti, është pranë kthimit nga dëmtimi, ndaj mund të luajë në ndeshjen e të enjtes kundër Udineses, në kuadër të Kupës së Italisë.

Yahoo! Eurosport njofton se të martën, simboli romak i është bashkëngjitur pjesës tjetër të skuadrës në stërvitje, prandaj pritet që ai të luajë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Coppa Italia.

Edhe pse këtë sezon nuk ka mundur të luajë si pasojë e lëndimeve, Totti ka arritur të shënojë 10 gola në 13 paraqitje në Serie A dhe thuhet se është duke menduar për t'u kthyer në përfaqësuesen e Italisë për të luajturi në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›