E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo do të largohet nga Milani

Milan dhe Leonardo do ndjekin dy rrugë të ndryshme në të ardhmen. Tekniku kuqezi ka bërë të ditur se do largohet nga klubi kuqezi pas ndeshjes së fundit të sezonit kundër Juventusit.

"Po ju komunikoj që unë dhe Milani do të ndahemi. Gjithcka është shumë e qartë, kemi mbërritur në fund. U takuam mëngjesin e sotëm dhe morëm vendimin", theksoi ish sulmuesi i Milanit.

Ndërkohë, administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani tha: "Eshtë një vendim i përbashkët dhe më vjen shumë keq".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›