E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet, Tadiç s'do përfaqësojë Serbinë

Nuk do të jetë presidenti serb Boris Tadiç, ai që do të udhëheqë bisedimet teknike mes Prishtinës dhe Beogradit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, të cilat iu referohen burimeve pranë kabinetit të kreut të shtetit serb.

"Serbia angazhohet për bisedime me Prishtinë për cështje teknike, por këto bisedime nuk do t'i udhëheqë presidenti", kanë deklaruar burimet.

Ndërkohë, një zyrtare e Ministrisë së Jashtme serbe deklaroi sot se bisedimet mund të zhvillohen vetëm pas vendimit të GJND-së mbi legjitimitetin e pavarësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›