Blanc për Francën

Ish kapiteni i Francës, Didier Deschamps, ka sugjeruar se Laurent Blanc ka arritur marrëveshje për të zëvendësuar Raymond Domenechun në postin e selektorit të Trekolorëve pas Kampionatit botëror. Kontrata e Domenechut skadon pas përfundimit të garës në Afrikën e Jugut dhe trajneri i Bordeaux, Blanc, është favorit për pasardhës të tij.
“Është zgjedhje shumë e mirë”, tha Deschamps - i cili fitoi titullin e kampionit në Ligue 1 me Marseille – për ueb faqen e të përditshmes sportive franceze L’Equipe.
“Është zgjedhje shumë e mirë”, tha Deschamps - i cili fitoi titullin e kampionit në Ligue 1 me Marseille – për ueb faqen e të përditshmes sportive franceze L’Equipe.