Leonardo mund të largohet

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka pranuar se trajneri Leonardo mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni për të qenë më afër familjes së tij.
Spekulimet rreth të ardhmes së brazilianit janë intensifikuar prej javës së kaluar, kur mediat italiane raportuan se ai ka pranuar shkëputjen e kontratës me gjigantin milanez.
Leonardo konsiderohet kandidat për bankinën e Brazilit pas Kampionatit botëror 2010.
“Leonardo ka tre fëmijë në Rio dhe herët ose vonë do të kthehet në Brazil. Por, unë do të mundohem ta bindi që të mbetet në Itali”, tha Galliani.