E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho zëvendëson Fergusonin?

Jose Mourinho do të jetë pasardhës i Sir Alex Fergusonit në bankinën e Manchester Unitedit, nëse strategu skocez largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Sipas tabloidit anglez, Daily Star, Ferguson pritet të largohet nga Old Traffordi pas 24 vjetësh të kaluara në drejtim të ekipit.

Në vend të tij mund të vijë trajneri aktual i Interit, Jose Mourinho, i cili në të kaluarën nuk ka fshehur dëshirën e tij të rikthehet në Premierligë, ku kishte udhëhequr Chelsean nga viti 2004-2007.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›