Leonardo nis sfidën: Interi, si Airton Sena
Flet trajneri brazilian, në vigjilje të përballjes kundër Çezenës, që mund t’i afrojë zikaltërit në -6 nga Milani:
“Nuk është Interi im, është Interi. Skuadra që ka fituar gjithçka dhe që ka karekteristika të rëndësishme, si intesiteti dhe disponibiliteti. Nuk kam qenë unë ai që i ka ndërtuar këta lojtarë, ata e dinë atë që duhet dhe që duan të bëjnë. Vëmendja dhe gjëra të vogla janë ato që ndryshojnë”. Kështu, trajneri i Interit, Leonardo, në vigjilje të ndeshjes së sotme kundër Çezenës, e vlefshme për ndeshjen e prapambetur të javës së 16-të flet për skuadrën e tij dhe për impaktin që ka patur prezenca e tij në stol. “Nesër (sot), minutat e para do të jenë shumë të rëndësishme, përshtatja me garën është thelbësore dhe kundër Bolonjës ka qenë prakikisht e përkryer. Do të kërkojmë të bëjmë të njëjtën gjë edhe nesër (sot) në mbrëmje kundër Çezenës. Kjo skuadër di si t’i iterpretojë në mënyrën më të mirë çdo sistem loje”, shpjegon braziliani, që më pas flet për mungesën e grumbullimit të Tiago Motas. “Mota nuk është grumbulluar për shkak të menaxhimit të burimeve njerëzore, por nuk është një problem serioz, janë gjëra të vockla që duhen ndrequr e asgjë më shumë. Nuk e konsideroj një të dëmtuar, ka nevojë vetëm të rikuperojë”. Pas mungesës së të shtunës së kaluar, rikthehet mes të grumbulluarve Sulei Muntari: “Muntarin e kam grumbulluar dhe është brenda grupit. Në fund, është ai që do të vendosë se çfarë do të bëjë, por e kam parë në gjendje të mirë gjatë këtyre ditëve, ndaj edhe e kam grumnulluar”. “Mendojmë vetëm për veten tonë, është e kotë të bëjmë hesapet në këtë moment. Por është e pamundur që Interi të mos mendojë për suksesin. Është në ADN e tij. Nëse Airton Sena nisej i 25-ti, mendonte vetëm për fitoren”. Interi fluturon në zonat e larta të klasifikimit: Leonardo kërkon të qëndronë me këmbë në tokë, por titulli është një objektiv madhor për skuadrën që fitoi gjithçka në vitin 2010. Zikaltërit do të kenë sot mundësinë për ta mbyllur hendekun në -6 pikë me Milanin kryesues. “Duhet të mendojmë vetëm për ne, jo për klasifikimin virtual – këmbëngul Leo -. Duhet të bëjmë ç’është e mundur që të luftojmë deri në fund. Milani ka lënë pikë? Janë gjëra normale që u ndodhin të gjitha skuadrave. I ka ndodhur edhe Interit, nuk mund të luash në maksimumin tënd në një kampionat që ka 38 ndeshje. Nuk mund të rrimë këtu dhe të vrasim mendjen se kemi edhe 20 ndeshje para. Ne duhet të rikuperojmë një ndeshje që të tjetër e kanë luajtur”.