E Diel, 1 Nëntor 2026

E rrallë, tifozi e maskota, grushte ndaj njëri-tjetrit

SHKRUAN: Jeton Selimi 19-01-2011 10:32

Një ngjarje e rrallë ndodhi në një ndeshje të zhvilluar mbrëmë në NBA, kur një tifoz dhe maskota e skuadrës kundërshtare, u bënë protagonistë të ndërprerjes së përkohshme të ndeshjes, pasi një zënkë mes tyre kërkoi ndërhyrjen e lojtarëve për t’i ndarë. Në përballjen midis Jutah Xhaz dhe Klivëlend Kavaliers, ariu i verdhë, simbol i skuadrës vendase, u ul midis tifozëve të Kavaliers me pankartën: “Unë jam një dështak”. Ndonëse fillimish askush nuk reagoi, një tifoz i nxehur goditi maskotën disa minuta më vonë. Përleshja e tyre përfundoi deri në parketin e lojës, ku lojtarët shpejtuan t’i ndanin. Për kronikë, Kavaliers fituan përballjen me rezultatin 121-99.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›