Heidit i mjafton vetëm kravata

Me moton “Make it Work” të shkruar në krah, modelja e njohur është dëshmi e gjallë se edhe nëna e katër fëmijëve mund të tejkalojë me sukses bukuroshet e reja.
Teleshikuesit amerikanë tani po e përcjellin sezonin e nëntë të shout të modës “Project Runaway”. Udhëheqësja dhe fytyra kryesore e spektaklit, Heidi Klum, edhe kësaj radhe nuk ka hezituar që të bëjë reklamë provokuese për emisionin e saj.
Edhe pse bëhet fjalë për modën, bukuroshja 39-vjeçare është shfaqur e zhveshur në pjesën e sipërme, me kravatë ngjyrë roze rreth qafës dhe me gërshërë në duar.
Bukuria e saj natyrore asnjëherë nuk është arritur duke qëndruar e uritur ose me anë të ushtrimeve të tepruara, prandaj Heidi është nga manekinet e rralla, e cila e ka gjetur baraspeshën mes dukjes së shëndetshme dhe të bukur.
Në sezonin e ri të spektaklit të modës, një nga anëtarët e jurisë do të jetë edhe Kim Kardashian.