Shishja më e shtrenjtë e verës shitet për 75.000 funta
Shishja 200 vjeçare e verës Château d’Yquem, vendosi rekord të ri botërorë si shishja më e shtrenjtë e verës së bardhë e shitur ndonjëherë. Shishja e vitit 1811Chateau d'Yquem i është shitur koleksionuesit privat francez Christian Vanneque në Ritz të Londrës.
Vanneque do të ketë mundësi ta shijojë blerjen e tij të shtrenjtë vetëm më 2017, kur ai planifikon ta pijë për ta festuar 50 vjetorin e karrierës si testues i verës. Ai ka planifikuar ta hapë shishen në restorantin e famshëm La Tour d’Argent në Paris dhe ta ndajë me bashkëshorten dhe pronarin e restorantit. Shishja më e shtrenjtë e verës u shit në ankand vitin e kaluar për 192.000 funta.
Ajo ishte një shishe vere e kuqe e vitit 1947 French Cheval-Blanc dhe u shit nga shtëpia e ankandeve Christie’s në Gjenevë.