Leonorës i festojnë ditëlindjen

Nën një pano që shkruante “Mbretëreshë e këngës shqipe” një numër i madh përsonash, janë mbledhur për të festuar ditëlindjen, këngëtares së njohur Leonora Jakupi.
Ky organizim është bërë në Skenderaj, nën përkujdesjen e Qendërs Rinore, e në bashkëpunim me Ganimete Musliun.
Për divën e muzikës, edhe tortja duhet të jetë në ç’do nivel. Leonora preu tortën e mbështjellë me shenjat e markës së njohur të modës Louis Vuitton.
Mes valltarëve në veshjet tradicionale, Leonora është vërshyer nga konfetat e hedhura gjithandej, kjo e tëra, pasi që në fillim është pritur me fishekzjare.
Befasitë nuk kanë munguar. Ylli i hitit “Iluzion” përpos një bukete me lule, ka marrë edhe një portet të saj, të vizatuar në letër.
E shoqëruar nga nëna e saj, Leonora ka përshëndetur e përlotur shumë të pranishëm, të cilët kishin ardhur për të nderuar këngëtaren e tyre të preferuar. Në mesin e tyre, pjestarë të strukturave komunale, mësues dhe arsimtarë të Leonorës, pjestarë të estradës, shoqëria dhe familjarë, e poashtu adhurues të këngës së saj ndër vite.
As politikanët, nuk kanë munguar në këtë shënim të ditëlindjes së këngëtares./Indeksonline/