E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Pasqyrat’ e Justin Timberlake zë vendin e parë

Singëlli i ri i Justin Timberlake, ‘Mirrors’ ka zënë vendin e parë në top listat kryesore në Britani të Madhe.

Kënga tetë minutëshe është pjesë e albumit të ri ‘The 20/20 Experience’ të Justin.

Ky është hiti i dytë i tij që zë vendin e parë në top listat britanike pas ‘Sexy Back’ në vitin 2006.

Pas disa vitesh shkëputje nga muzika, Justin i është kthyer sërish skenës dhe suksesi i tij ka qenë i menjëhershëm. Vlen të përmendet këtu edhe bashkëpunimi i tij me Jay Z, kënga ‘Suit&Tie’ e cila menjëherë është shndërruar në një hit./Indeksonlone/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›