Lesbikja amerikane bëhet gjenerale në ushtri (FOTO)
Tammy Smith u bë e para homoseksuale e deklaruar që u ngjit në rangun e gjeneralit në ushtrinë amerikane.
Promovimi i saj u bë me një ceremoni private në Arlington National Cemetery.
Yjet ajo i mori nga gruaja e saj, Tracey Hepner.
Ngjitja e saj në detyrë vjen më pak se një vit pasi në ushtrinë amerikane u hoq politika mos pyet, mos trego.
Kjo politikë u ndalonte ushtarakëve që të diskriminonin të tjerët për shkak të prirjeve seksuale, por pengonte ata homoseksualë të deklaruar hapur që të hynin në ushtri.
Gjeneralja thotë se mbështetja që kanë marrë ata ka qenë befasuese.


