PS: Bregu ministre e dështuar, mbron bashkëpunëtorin e Gazidedes
Partia Socialiste, në një deklaratë për mediat shprehet se mazhoranca duhet të kërkojë falje për lirimin nga detyra të drejtorit të SHISH për ta zëvendësuar me një ushtar të Sali Berishës.
Ministrja e Çintegrimit, në vend që të kërkojë falje për dështimin e njëpasnjëshëm në detyrën e saj, gjen guximin të justifikojë veprimin e Bujar Nishanit, i cili si një shërbëtor i denjë i Kryeministrit, pa u konsultuar me asnjë prej aleatëve strategjikë të Shqipërisë, liroi nga detyra drejtorin e SHISH për ta zëvendësuar me një ushtar të Sali Berishës.Çka është edhe më e rëndë është mënyra se si Ministrja e Çintegrimit përpiqet t`ua prezantojë shqiptarëve shefin e ri të SHISH, si një akademik të spikatur jo partiak. Por a mund të harrohen dot makabritetet e SHIK-ut të Gazidedes, pikërisht të atij institucioni që u kthye në dorën mafioze të Sali Berishës e që për drejtor të kundërzbulimit kishte pikërisht këtë “akademik” siç i referohet Ministrja e Çintegrimit?!
uk ka shqiptar që nuk e kupton se është vet Sali Berisha me dorën e tij që e ka kthyer bashkëpunëtorin e Gazidedes në Tiranë, për ta përdorur si ushtar. Të flasësh për pozicionet e kaluara të punës të këtij njeriu është e kotë, pasi në detyrën e re të drejtorit të SHISH ai është vendosur vetëm pasi ka dëshmuar gatishmërinë dhe besnikërinë e nevojshme në kohën kur ishte drejtor i kundërzbulimit në SHIK-un e Gazidedesthuhet në deklaratë.
Më tej PS thekson se Bregu dhe qeveria për të cilën ajo punon nuk kanë më asnjë mënyrë për t`u shfajësuar, as përpara shqiptarëve që i kanë ende të freskëta kujtimet e të kaluarës, as përpara aleatëve tanë ndërkombëtarë, që për pavarësinë e Shërbimit Informativ Shqiptar janë shprehur qartësisht, por fatkeqësisht nuk janë dëgjuar nga Sali Berisha.
Sipas PS vënia nën kontroll e një sërë institucionesh të pavarura nga ana Sali Berishës në bashkëpunim me Bujar Nishanin, tregojnë se pushtetit të Sali Berishës i ka ardhur fundi, ndërsa shton se sot më shumë se kurrë, Shqipërisë i nevojitet një Rilindje Shqiptare, që do u kthejë institucioneve pavarësinë që përcakton Kushtetuta e Republikës dhe qytetarëve një shtet ligjor të drejtë ku të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.