Lescott, deri në fund me Cityn

Joleon Lescott është i gatshëm ta vazhdojë kontratën me Manchester Cityn. Mbrojtësi anglez është i lidhur ngushtë me ekipin e Roberto Mancinit, ku synon të luajë deri në fund të karrierës.
“Dëshiroj ta vazhdoj kontratën dhe të rri këtu për një periudhë afatgjate, pse jo deri në fund të karrierës”, u shpreh Lescott.
Qendër mbrojtësi i sigurt e ndihmoi Cityn të shpallej kampion i Anglisë, sezonin që shkoi, duke shfaqur siguri përkrah belgut Vincent Kompany. Po ashtu, drejtuesit e ‘Citizens’ janë mjaft të interesuar ta vazhdojnë bashkëpunimin me përfaqësuesin anglez.