E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ajdarevic nënshkruan me Falkenberg

Arben Ajdarevici, vëllai i futbollistit të njohur kosovar Astritit, i cili luan në Standard Liege në Belgjikë, do ta vazhdojë karrierën në ekipin e parë të Falkenberg FF. 17 vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me ekipin nga liga e dytë suedeze Superettan.

Mesfushori kosovar ndihet i lumtur që e nënshkroi kontratën e parë profesioniste. “Po, është e vërtetë, kam nënshkruar. Është një ndjenjë shumë e mirë”, ka thënë Ajdarevic për mediat suedeze.

Ai e ka ndërmend ta ndihmojë ekipin sa herë që do t’i jepet mundësia. “Ajo që dua ta bëj është të ushtroj fort dhe ta jap më të mirën për skuadrën. Më pas do ta shohim se sa mund të kontribuoj këtë vit. Ndihem në formë të mirë dhe kam luajtur disa ndeshje. Ndihem i nderuar që mund të luaj për këtë ekip, jam gati”, u shpreh Arbeni, vëlla

Përpos Arbenit dhe Astritit, të cilin e njohin të gjithë, në familjen Ajdarevic me futboll merret edhe vëllai më i ri Alfredi, i cili ishte provuar dy herë në ekipin anglez Fulham.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›