E Shtunë, 31 Tetor 2026

Snoop Dogg, admirues i Ronaldos

Ndoshta nuk e dini, por reperi Snoop Dogg është dashamirës i moçëm i futbollit.

Këngëtari amerikan ka treguar se e ka pëlqyer gjithmonë lojën e legjendës braziliane Ronaldo, e sidomos stilin e flokëve të tij.

“Kur kam filluar ta shikoj futbollin, kam shkuar në Evropë dhe ai ishte njëri prej më të pëlqyerve të mi. Dëshiroja ta shihja duke luajtur. Ishte lojtar shumë i mirë dhe kishte një stil të veçantë të flokëve. Flokët i rrinin mjaft mirë”, ka thënë Snoop Dogg për uebfaqen Goal.com.

Krahas basketbollit amerikan, të cilin e ndjek me vëmendje, këngëtari amerikan është admirues i kamotshëm edhe i sportit numër 1 në botë, futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›