Lëshimi i raketës nga Koreja e Veriut alarmon Japoninë, urdhëron evakuimin e banorëve

Një lëshim rakete nga Koreja e Veriut shkaktoi konfuzion në Japoninë veriore, ku u lëshua një urdhër evakuimi dhe më pas u tërhoq brenda 30 minutave. Sirenat u ndezën nëpër Hokkaido dhe banorëve iu tha të “evakuoheshin menjëherë” të enjten në mëngjes.
Autoritetet thanë se raketa nuk u ul pranë ishullit dhe tërhoqi alarmin. Tensionet janë rritur në rajon, pasi Koreja e Veriut ka lëshuar tashmë 27 raketa këtë vit.
Raketa e lëshuar besohet të jetë me rreze të mesme ose më të gjatë, por detajet se çfarë arme u testua mëngjesin e së enjtes nuk janë bërë ende publike. Japonia, Koreja e Jugut dhe SHBA e kanë dënuar testin e fundit.
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, tha se qeveria e tij do të mbajë një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare./ BBC
/rtsh.al/