Stuhia më e fortë në një dekadë/ Cikloni Ilsa kërcënon të godasë Australinë Perëndimore

Një ciklon i fuqishëm po intensifikohet në brigjet e Australisë Perëndimore dhe pritet të zbresë në tokë këtë të enjte (13 prill) ose mëngjesin e së premtes. Kjo pritet të jetë një nga stuhitë më shkatërruese që ka goditur rajonin në më shumë se një dekadë.
Byroja e Meteorologjisë e Australisë (BOM) tha se cikloni Ilsa pritet të arrijë në tokë diku midis Port Hedland, qendra kryesore portuale për eksportin e mineralit të hekurit dhe Bidyadanga.
Mëngjesin e sotëm, cikloni po lëvizte në jugperëndim përgjatë bregut, por “bërthama e tij shkatërruese” pritej të lëkundet në juglindje për të arritur në tokë duke sjellë erëra ekstreme deri në 275 kilometra në orë (170 milje në orë).
Australia përdor një sistem me pesë nivele për të kategorizuar ciklonet dhe mëngjesin e sotëm, cikloni u vlerësua i Kategorisë 4.
Qendra e Paralajmërimit të Përbashkët të Tajfunit parashikon që Ilsa të arrijë shpejtësinë 240 km/h (150 mph) me erëra të qëndrueshme përpara se të ‘zbresë’ në tokë, por mund të dobësohet pak para se të lëvizë në breg. Sipas shkallës amerikane, kjo do ta bënte atë një uragan të kategorisë 4.
“Erërat e kësaj forte jo vetëm që kanë aftësinë të rrëzojnë pemë dhe linja elektrike, por të heqin sendet nga oborri dhe shtëpia juaj – karvanët, trampolina”, paralajmëroi meteorologia e lartë e BOM, Miriam Bradbury.
/rtsh.al/