Lesi: Nano më kërcënoi me fjalor rrugaçësh. Nëse Berisha e mbështet për president, dal nga koalicioni
Nikollë Lesi ka reaguar pas deklaratës së Fatos Nanos se ai nuk e ka kërcënuar. Me anë të një deklarate për shtyp, Lesi është shprehur se Nano e ka kërcënuar, madje me një fjalor rrugaçësh. Lesi ka thënë se këtë çështje tashmë ia ka lënë prokurorisë.
Ndërkohë, Lesi ka pohuar se nëse Berisha dhe PD do të mbështesin Nanon për president, atëherë ai do të japë dorëheqjen si zëvendësministër dhe do të dalë nga koalicioni. Sipas Lesit kjo mazhorancë erdhi në pushtet pikërisht për të luftuar korrupsionin e Nanos.
U njoha me deklaraten e z. Fatos Nano sot ne lidhje me kallzimin tim penal ne Prokurorine e rrethit Gjyqesor Tirane. Jam i detyruar te pohoj se une kam bere padine konform ligjeve te vendit dhe respektoj hetimin qe po ben per kete ceshtje organi i Prokurorise dhe vetem ai do te dale ne konkluzion perfundimtar ne lidhje me padine dhe akuzen time.
Nga ky moment nuk do te merrem me zotin Nano, pasi duelet politike me kete njeri une i kam treguar dhe i kam fituar edhe kur ai ka qene kryeminister fuqiplote ne vitet 2003-2005. Nese zoti Nano e ka me qejf te madh perplasjen, politike apo dhe mediatike me mua si pjese e politikes, atehere me kenaqesi te madhe do te futem ne loje, nese ai e ofron.
Por, une jam ne detyren e zv/minitrit ne kete Qeveri dhe respektoj cdo Akt-Marrveshje qe kam bere me shkrim me lidershipin e PD-se per bashkeqeverisje.
Por, kam gjithe te drejten time qe nese PD-ja e perkrah zotin Nano ne votim ne Parlament vitin e ardhshem si kandidat per president te Republikes , atehere ne kete moment, qe nuk deshiroj te ndodhe, do te jap doreheqjen nga zv/minister dhe te largohem nga koalicioni, pasi kemi shkelur parimin me te cilin erdhem ne pushtet ne vitin 2005, ku zoti Berisha ka thene se do te rrezojme e flakim kupolen e krimit dhe korrupsionit te zotit Nano. Dhe ky premtim duhet mbajtur.
Zoti Nano jo vetem ka komunikuar me kete numer telefoni qe kam denoncuar, por me nje ton e fjalor rrugacesh, aq sa vagabondi me i mire ne Shqiperi do ta kishte zili, thuhet në deklaratën e Lesit.