E Diel, 1 Nëntor 2026

Standarti i dyfishtë, deputetët parkojnë ku të mundin

Share

Diferenca mes nesh e te zgjedhurve duket e madhe, kur sheh se, trotuaret shndërrohen në parkim vetëm për deputetet tanë te veshur me imunitet dhe qe hartoje ligje për t’i shkelur te paret ato. Makthi nis që ne orën 9.30 minuta , ku secili deputet duhet te jete prezent ne seance parlamentare. Zgjidhja me e shkurtër, është parkimi i makinave superluksoze ku te mundin, duke vështiruar qarkullimin, shtuar punën e policeve rrugore, e sosur durimin e kalimtareve. Njëri nga policet e qarkullimit rrugor, kalon ore të gjata për të stabilizuar qarkullimin, por nuk guxon t’i vere gjobe asnjërës prej makinave, me pronar një deputet, apo ca me keq një ministër. Madje ministrat si më të privilegjuar, parkojnë edhe ne lulishten përbri parlamentit, e serish kjo nuk shqetëson asnjë ligj zbatues. Deputetet e pranojnë problemin, por justifikohen me mungesën e vendparkimeve. Për të kaluar në këtë aks, duhen gjatë një mëngjesi te enjteje te paktën 20 minuta nga ura që te lidh me rrugën e Elbasanit, deri pranë zonës së njohur si 9 kateshet në kryeqytet. Nëse për këtë nuk do gjendet një zgjidhje, kjo panorame do te na shoqëroje gjate. /Vizion Plus

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›