Rama per rrezimin e nismave te PS ne parlament
EDITORIALI I RAMESKryetari i partise socialiste Edi Rama e quajti veprim te gabuar te qeverise rrezimin ne Parlament te 2 propozimeve te PS-se per heqjen e TVSH-se per ushqimet baze dhe ilacet. Ne nje editorial te publikuar ne sajtin e tij zyrtar Rama u shpreh se ky ishte lajmi i keq i fundvitit per te gjitha familjet e zakonshme te ketij vendi. Ne duam me shume drejtesi duke e ndare me drejt barren e taksave. Ata duan te vazhdojne te sundojne permes padrejtesise duke taksuar njesoj si veten si shqiptaret e papune. Si infermieret si Doktorin kryeminister eshte shprehur Rama. Kryesocialisti iu referua shifrave te INSTAT per censusin per te theksuar se mijera familje ne mbare vendin jane ne kushte mjerimi te skajshemdhe pergjegjese per kete eshte qeveria Berisha. Shitmendja e ministrit Bode ne seancen e refuzimit te planit tone per uljen e takses se ushqimeve baze e te ilaceve kur si nje rakickar i kollandrisur tanime per merak pasi dikur zbriti nga fshati duke mbajtur ne krahe bustin e Enverit dhe ne cante mesimet e partise meme beri turrjen e radhes ndaj opozites marksiste tregoi edhe njehere se oborri i Saliut jeton ne nje bote tjeter. Kush fiton me pak duhet te paguaje me pak dhe kush fiton me shume duhet te paguaje me shume eshte shprehur Rama duke premtuar nje gje te tille kur te qeverise vendin.
ShareTweet