Lesi Te shkarkohet Meta

“Kërkoj në cilësinë e kreut të LDK-së nga kryeministri që të bëjë ndryshime urgjente në qeveri para zgjedhjeve vendore, duke larguar disa ministra”, ka deklaruar Lesi.
Lesi ka kujtuar dhe kërkuar zbatimin e sloganit të partisë së tij, “investime dhe arrestime”, pasi ndryshe mazhoranca i ka të humbura zgjedhjet e 8 majit.
“Ikona e luftë kundër korrupsionit, që e kemi valditur si mazhorancë në dy zgjedhje, ka rrezik të na thyhet nëse nuk zbatojmë edhe një slogan që paksa u bë problematik në fushatë, por që mbetet në dy fjalë: investime dhe arrestime. Që do të thotë, pranga në duart e cdo zyrtari të lartë të implikuar në korrupsion”, ka pohuar Lesi.
Ai ka deklaruar se ka edhe tre emra të tjerë të ministrave të implikuar në korrpusion, ndaj ka kërkuar mbledhjen e menjëhershme të krerëve të partive të koalicionit për t’i treguar ato.
“Kam 3 emra ministrash që duhen larguar sa më parë nga qeverisja. Nëse tryeza nuk mblidhet, unë do rishoh pozicionin tim në qeveri”, ka shtuar Lesi.