“Marti”, Krasniqi-Berishës: Të gatshëm të përballemi me ligjin
Gjatë fjalës së tij, Krasniqi tha se Kosova është e gatshme të përballet me drejtësinë ndërkombëtare për këtë rast.
“Ne jemi të gatshëm të përballemi me drejtësinë ndërkombëtare. Ne jemi të bindur se Bashkimi Europian ka një trupë profesionale në Kosovë, për të ndihmuar sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe ne përmasat ekzekutive dhe kemi kërkuar që EULEX t’i vazhdojë hetimet aty, ku më herët i ka përfunduar administrata ndërkombëtare në Kosovë.”, theksoi ai gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Berisha.
.
Krasniqi shtoi se “këtë akuzë e shohim si akuzë që u drejtohet të gjitha atyre që luftuan për lirinë e Kosovës”. Ai shtoi se raporti e ka dëmtuar disi imazhin e Kosovës dhe se qëllimi i tij ishte pikërisht kjo. “Sigurisht që raporti i reporterit të Këshillit të Evropës e ka dëmtuar, sepse vetë mashtrimi që i është bërë atij raporti, ka pasur për qëllim realisht dëmtimin politik të Kosovës. Por a do të ndikojë ky raport në bisedimet që pritet të zhvillohen mes Kosovës dhe Serbisë, unë them se nuk do të mund t’i pengojë, ndoshta mund ti vonojë. Kosova në asnjëherë që nga konferenca e Rambujesë dhe këtej, gjithnjë e ka pasur dhe e ka gatishmërinë për të biseduar për gjithçka që është në interes të Republikës së Kosovës të qytetasve të saj”, tha ai gjatë.
Nga ana e tij, Berisha u shpreh se përgjigja më e mirë për këtë raport, është hetimi nga EULEX dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Kryeministri shqiptar tha se raporti është përgatitur nga qarqet serbe dhe ato ruse.
“Dua të sqaroj këtu se nuk e vlerësoj racist Dick Martyn për akuzat që bën. Akuzat, ai i ka mbledhur nga analet e Beogradit, nga lobet ruse e të tjerë me radhë, por Dick Marty dëshmohet e del lakuriq para botës me racizmin e tij në përshkrimin që i bën shoqërisë shqiptare. Ai i ka lejuar vetes të përdorë shabllone të doktrinës raciste serbe ndaj shqiptarëve dhe t’i transkriptojë ato në një raport për Këshillin e Europës. Shoqëria shqiptare nuk është ajo që përshkruan as Dick Marty, as Çubrilloviçi në shkrimin e tij. Shoqëria shqiptare, natyrisht, është një shoqëri që ka historinë e saj urbane mijëravjeçare, ka edhe historinë e saj të zonave periferike me elementet e tyre”, nënvizoi./Saimir Lleshi/Start/
2011-01-13 12:09
[