Lesi bashkohet me PD: Do marrim 80 mandate
Pavarësisht divergjencave të kohëve të fundit, Berisha dhe Lesi vendosën të jenë përkrah në 28 qershor, duke firmosur dhe bashkëpunimin parazgjedhor. Lesi: "Ky koalicion do të marrë 80 mandate më 28 qershor."
TIRANE- Berisha nënshkroi dje marrëveshje bashkëpunimi me partinë e Nikollë Lesit dhe të Artur Roshit. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me Lidhjen Demokristiane, kryetari i kësaj partie, Nikollë Lesi theksoi se ky koalicion do të marrë 80 mandate në zgjedhjet e 28 qershorit. Kjo, sipas Lesit, arrihet pa praninë e subjekteve të tjera politike, dikur aleate qeverisëse. Pavarësisht divergjencave të kohëve të fundit, Berisha dhe Lesi vendosën të jenë përkrah në 28 qershor, duke firmosur dhe bashkëpunimin parazgjedhor. “Një gjë është e sigurt, që pavarësisht nga dallimet, diferencat, zoti Lesi votën me kundërshtarin nuk e ka bashkuar. Ky është fakt që nuk mund t’i mohohet. A ka pasur disa probleme? Ka probleme me veten e tij, jo vetëm me mua. Kjo është e tolerueshme”, - tha kryeministri. “Në fitoren absolute të 28 qershorit, absolute brenda koalicionit, nuk do të kemi nevojë për votat e ndonjë segmenti tjetër politik, vetëm me votat tona. Nëse ndonjëherë zoti Berisha, zëri im indipendent ka ngritur probleme, i ka ngritur me dëshirën e mirë brenda një maxhorance demokratike”, - shtoi Lesi. Sipas Berishës, në këtë fund mandati e djathta i sheh të plotësuara të 2 kërkesat e Lesit; njëra riformatimi i koalicionit dhe tjetra largimi i ministrave të korruptuar. Ndërkohë, PD-ja firmosi dhe marrëveshjen me Ballin Kombëtar Demokratit, duke e çuar deri më tani në 8 numrin e aleatëve.
(s.g/BalkanWeb)