OSBE- ODIHR, vjen misioni i parë vëzhgues
Misioni përbëhet nga 30 anëtarë dhe drejtohen nga britanikja Odri Glover. Ata do të monitorojnë të gjitha etapat e fushatës zgjedhore, procesin e përgatitjes së infrastrukturës si dhe pasqyrimin mediatik të fushatës.
TIRANE-Mbërriti në Shqipëri misioni i parë vëzhgues afatgjatë i OSBE-ODIHR-it, që do të monitorojë procesin zgjedhor në 28 qershor. Misioni përbëhet nga 30 anëtarë dhe drejtohen nga britanikja Odri Glover. Ata do të monitorojnë të gjitha etapat e fushatës zgjedhore, procesin e përgatitjes së infrastrukturës. Grupi i vëzhguesve do të monitorojë edhe pasqyrimin mediatik të fushatës për parti të ndryshme. Vëzhguesit do të qëndrojnë në Shqipëri deri pas përfundimit të procesit.
(s.g/BalkanWeb)