E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lesi, padi për Nanon në Prokurori

Nikollë Lesi dhe Ish-kryeministri Fatos Nano

Më kërcënoi me jetë me SMS se lobova kundër tij për President

Kryetari i LDK-së, njëherësh zv.ministër i Kulturës, Nikoll Lesi, ka depozituar dy ditë më parë një kallëzim penal në Prokurori ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano. Shkak është bërë dërgimi i disa mesazheve fyese dhe kërcënuese nga numri i telefonit i Nanos në drejtim të Lesit, i cili aktualisht ndodhet për një specializim në Angli. Kam punuar dhe do të punoj, sipas bindjes sime se zoti Nano nuk mund të zgjidhet kurrsesi, as edhe kandidat zyrtar për President Republike, e jo më të votohet nga Parlamenti ynë. E them këtë, pasi me sa duket, zoti Nano e ka marrë vesh se unë po loboj kundër kandidaturës së tij për President Republike, gjasa të cilat edhe duken se janë zero, porse përsëri ai shpreson, shprehet Lesi në një letër që i ka dërguar ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, si dhe për dijeni Topit e Berishës. Ai u ka kërkuar autoriteteve, përfshi edhe Prokurorinë, që ta zbardhë këtë ngjarje dhe të marrë masa ndaj ish-kryeministrit, për të cilin thotë se ditët e fundit i ka dërguar një tjetër mesazh ku i kërkon ndjesë për fyerjet me pretendimin se dikush tjetër kishte përdorur numrin e tij të telefonit. Unë nuk dua të shkel ligjin, pasi paguhem të zbatoj ligjin, dhe nuk mendoj kurrsesi ti them personit në fjalë atë që zakonisht thonë në Veri, se po cenove familjen apo tu bësh keq, siç bën mafia, atëherë ka vetëm një zgjidhje: plumbin në lule të ballit dhe në mes të Tiranës, thotë më tej Lesi në letrën e tij.

Lidhja Demokristiane Shqiptare
LDK
Adresa: Rr. S. Frashëri.
Pall. Aviacionit Nr.4

TIRANE

Tiranë, 20/12/2011
Nr.___ prot

Drejtuar: Zotit Bujar Nishani
Ministër i Brendshëm

Për dijeni: Zotit Bamir Topi,
President i Republikës

Zotit Sali Berisha,
Kryeministër i Shqipërisë

Zoti Ministër!

Po ju shkruaj në cilësinë e një qytetari të Republikës, të kryetarit të një partie politike në koalicionin bashkëqeverisës (LDK) dhe natyrisht edhe të zv.ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në lidhje me disa mesazhe fyese dhe kërcënuese për mua personalisht dhe në drejtim të familjes time, mesazhe të cilat janë të regjistruara në telefonin tim. Me lejoni tju vë në dijeni se dje kam depozituar një kallëzim penal për këtë ngjarje në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pres zbardhjen e autorit të këtyre kërcënimeve serioze nga një numër shqiptar Vodafone dhe konkretisht numri 0692026969.
Siç mund të jeni në dijeni, unë, në cilësinë e zv.ministrit, me lejen e ministrit, zotit Aldo Bumçi, me numër shkrese prot. 5644, datë 29 shtator 2011, jam në Britaninë e Madhe në një specializim disamujor. Por jam kthyer urgjent ditën e diel nga Britania e Madhe në Tiranë për të kërkuar ndihmën e shtetit, pasi personi me numrin e telefonit të sipërcituar rezulton nga hetimet e mia personale të jetë i një personi me emrin Fatos Thanas Nano, ish-kryeministër. Natyrisht që do të jetë prokuroria që do të hetojë e sqarojë saktësisht se kujt i përket ky numër, porse më lejoni tju them paraprakisht se këtë numër përdor sot shtetasi Fatos Nano. Mesazhet, siç ju shkrova pak më sipër, janë të regjistruara me datë, orë dhe sekondë në aparatin e telefonit tim, të cilin e përdor në Angli, ku jam për specializimin në fjalë. Mesazhet nga ky numër, pra zotit Nano, janë jashtëzakonisht fyese e kërcënuese, aq sa nganjëherë hezitoj të mendoj nëse mundet që dhe vagabondi më i poshtër në Shqipëri nuk do të guxonte ti thoshte me fjalë, e jo më ti shkruajë ato. Unë prandaj jam kthyer urgjent, pasi besoj te shteti im, te ligji dhe tek Drejtësia që duhet të penalizojë çdo nënshtetas apo vagabond të këtij lloji që guxon të kërcënojë, shantazhojë dhe të mendojë se mund ti bëjë keq familjes së një qytetari. Unë, zoti ministër, kam pasur probleme të hapura politike, publike e ligjore me këtë njeri që quhet Fatos Nano, të cilin dikur, kur pushteti i parë i zotit Berisha e arrestoi, për mua padrejtësisht, e kam ndihmuar me shpirt dhe më është djegur gazeta Koha jonë nga segmentet e pushtetit të asaj kohe më 3 mars 1997 vetëm e vetëm se përkrahja këtë person me emrin Fatos Nano.

Zoti Ministër!
Jam i detyruar tju bëj disa sqarime si më sipër apo edhe pak më poshtë, pasi ka nevojë që të kuptoni rrezikshmërinë e këtij personi ndaj meje dhe familjes sime. Nuk e kam për kënaqësi të zgjatem në këtë histori problematike me këtë person, por më duhet që Ministria e Brendshme të marrë masat e duhura ligjore pas kësaj kërkese time zyrtare, e cila dëshiroj të mos bëhet publike. Historia e ripërtëritjes së konfliktit me zotin Nano ka lindur para disa ditëve, kur unë, përveçse respektoj detyrat e mia ligjore në specializim, mbetem edhe kryetar i një force politike që funksionon edhe në largësi, pra edhe në Angli. Kam punuar dhe do të punoj, sipas bindjes time se zoti Nano nuk mund të zgjidhet kurrsesi as edhe kandidat zyrtar për President Republike, e jo më të votohet nga Parlamenti ynë. E them këtë, pasi, me sa duket, zoti Nano e ka marrë vesh se unë po loboj kundër kandidaturës së tij për President Republike, gjasa të cilat edhe duken se janë zero, porse përsëri ai shpreson. Është një e drejtë e tij të hamendësojë apo të shohë ëndrra, apo të keqpërdoret nga qarqet politike e në fund ta hedhin jashtë sallës ku votohet. Kjo gjë, siç kam të drejtë edhe unë të hamendësoj pas këtyre mesazheve kërcënuese të tija të javës së kaluar, e ka egërsuar zotin Nano dhe e ka bërë të harrojë dhe të mos kontrollojë vetveten. Mund ta them këtë gjë, zoti ministër, sepse një ditë më pas, të premten e javës së kaluar, në ora 12 e gjashtë minuta të drekës me orën angleze, ai më ka dërguar një SMS ku më thotë, ndër të tjera, se të kërkoj falje, pasi dikush ka përdorur telefonin tim për të fyer dhe kërcënuar ty. E përkthyer në gjuhën time të konflikteve me këtë person, të cilat janë të njohura nga publiku, do të thotë se ai e ka kuptuar gabimin që ka bërë duke më nisur SMS, të cilat fatmirësisht ruhen dhe lehtësisht nga prokuroria do të vërtetohen, dhe duke ditur reagimin tim, ka gjetur një mënyrë spostimi të goditjes time ligjore, pra se gjoja dikush tjetër ia ka marrë telefonin e tij dhe më ka kërcënuar. Nuk është çudi që prokuroria të arrestoje shoferin e tij, pasi zoti Nano do të thotë se ka qenë shoferi!
Zoti Ministër!
Unë nuk njoh as shoferin, as rojën e tij dhe askënd tjetër përreth Fatos Nanos që të kem konflikt apo përplasje. Unë njoh vetëm një njeri me emrin Fatos Nano, ish-kryeministër, që më ka kërcënuar dhe, nëse Drejtësia nuk reagon, apo Ministria e Brendshme nuk merr masat e duhura ndaj këtij kërcënimi, i cili do të jetë shumë finok, pasi siç vepron mafia dhe siç e ka pohuar dikur zoti Berisha, se ky person është kupola e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri; atëherë do të jem i detyruar të mbrohem vetë. Por kjo nuk do të jetë shenjë e mirë për qytetarët, të cilët shpresojnë te shteti ligjor.

Zoti Ministër!
I bëra këto shpjegime, ndonëse mund të duken se ka politikë brenda, porse unë njeri politik jam dhe me politikë merrem, dhe se nga këto qëndrime të miat politike kundrejt zotit Nano ndër vitet 2003-2005 dhe tani

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›