E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiste femrat në rrugë, arrestohet

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit dhe një tjetër është në kërkim për vjedhje.

Sipas policisë, Sajmir Popshini është vënë në pranga, ndërsa po punohet për kapjen e Marius Susajt, 18 vjeç.

Të dy të rinjtë lëviznin me një motor nëpër rrugët e kryeqytetit, duke u marrë me forcë çantën e dorës femrave.

Policia ka dokumentuar të paktën 3 raste të vjedhjeve të tilla të kryera nga dy të rinjtë ditët e fundit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar çantat e vjedhura dhe motori tip Dayang, ngjyrë e zezë pa targa 100 cc me të cilin lëviznin dy të rinjtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›