E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Berisha perserit premtimet e pambajtura

Kandidatja socialiste, Valentina Leskaj, gjate takimit me banoret e fshatit Bradashesh, ne Elbasan, siguroi banoret, se me programin e ri te hartuar nga eksperte vendas e te huaj, Partia Socialiste do te nxjerre Bradasheshin dhe te gjithe fshatrat e Shqiperise nga varferia. "Ne vitin 2010, do te behet i mundur liberalizimi i vizave me qeverisjen e PS, pasi Sali Berisha deshtuan me kete premtim te cilin e beri ne 05 dhe tani e riperserit dhe pse nuk e realizoi ne kater vite", deklaroi Leskaj. Sipas saj, 18 vjet me pare te gjithe bashke enderruam ndryshimin, te gjithe bashke enderruam nje Shqiperi evropiane. Ajo vleresoi se sot pas 18 vjetesh ne ende nuk kemi zgjidhur problemin e levizjes se lire. Per kandidaten socialiste, femijet tane duhet te levizin neper Evrope dhe te punojne me dinjitet, si njerez te lire te nje vendi evropian me viza, gje qe i eshte refuzuar per fat te keq edhe ditet e fundit qeverise tone, per shkak se nuk ka plotesuar standardet. "Ne kemi treguar se jemi nje alternative, sepse kemi bere nje program, shume serioz, jo elektoral, por qeverises", theksoi Leskaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›