Perlat, Klosi: Qeveria zhgenjeu Ish-te perndjekurit politike
Kandidati per deputet ne Qarkun e Durresit, Blendi Klosi, ne kuader te takimeve elektorale me banoret, eshte ndalur ne fshatin Perlat te Komunes Sukth, ku theksoi para tyre se qeveria zhgenjeu te perndjekurit. Sekretari Organizativ i selise roze, u ka kerkuar banoreve, qe te votojne Partine Socialiste, si forcen e vetme qe misheron ndryshimin per ta nxjerre vendin nga kriza ku e ka zhytur Sali Berisha. "Qeveria e Sali Berishes ka pasur nje program mashtrues si per te perndjekurit, si per demokratet ashtu edhe per socialistet", akuzoi kryesuesi i listes se qarkut Durres, Blendi Klosi.