Rama: Me votoni, jam nip shkodran
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka kerkuar diten e djeshme voten e shkodraneve edhe ne emer te lidhje te gjakut me kete qytetet. "Sa here qe vij ne Shkoder i jam mirenjohes gjyshes time, per gjakun shkodran qe ka transmetuar tek une", iu drejtua shkodraneve kryesocialisti. Duke hapur keshtu fushaten ne veri te vendit, Rama theksoi se Partia Socialiste shkon drejt zgjedhjeve te 28 qershorit, me synimin per te fituar mundesine e qeverisjes te re. Ai ka zberthyer ne Shkoder programin qeverises socialist, per kete fushate, ku kryefjale ka per te qene punesimi, arsimi shendetesia dhe ulja e nivelit te varferise qe eshte plaga me e dhimbshme e shoqerise shqiptare ne keto 15 vitet e fundit. "Ne kerkojme nje politike, nje qeverisje te re per nje shtet qe nuk diskuton te siguroje elementet me jetesore, punesim, drita uje, per nje shtet qe i jep dinjitet cdo njeriu, per nje shtet social, per nje politike te re ne qeverisjen e vendit", u shpreh lideri socialist. Sipas tij, ndryshimi i madh qe u duhet shqiptareve, mund te realizohet vetem duke bashkuar voten me nje force te madhe dhe kjo eshte vetem nje force e madhe e cila mund te realizoje ndryshimin. "Kjo eshte forca jone e misheruar tek Partia Socialiste", theksoi kryesocialisti duke shpresuar edhe per voten e shkodraneve per nje politike ndryshe. Nga zona e njohur si bastioni i se djathtes, kryetari i selise roze ka sulmuar kryeministrin Sali Berisha dhe ne menyre indirekte, ish-aleatin e tij, kryetarin e Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta. Ai deklaroi se Sali Berisha ua kerkoi voten qe qytetaret te kene edhe 4 vite te tjera si keto 18 vjet qe po mbarojne. "Te tjere jua kerkojne voten te vetmen vote qe keni per nje deputet te vetem qe me pas mandatin e marre nga ju ta nxjerri ne pazarin e vjeter te numrave dhe te interesave personale dhe ju te vazhdoni te shikoni dhe 4 vite te tjera te njejten shfaqe me qeverine e marre peng nga nje grusht njerezish per te njejtat interesa me kurriz te kthyer nga ju", sulmoi Berishen dhe Meten, kryetari Edi Rama. Ndersa ai theksoi se kerkonte voten per programin e ri, per Shqiperine qe e shkruan sebashku. Levizja e lire dhe liberalizimi i vizave ka qene premtimi tjeter i kryesocialistit. Lideri socialist premtoi angazhimin per levizje te lire te shqiptareve si nje mundesi e cila u eshte mohuar per shkak te keq qeverisjes. "Eshte nje qeverisje e deshtuar qe natyrisht ju sjell nje mbyllje. I gjithe izolimi ka ardhur per shkak te politikes korruptive dhe ju e dini mire kete", tha Rama. Kryesocialisti u angazhua se partia qe ai drejton do te realizoje levizjen e lire te shqiptareve ne vitin 2010. "Une garantoj qe pas nje viti cdo shqiptar e shqiptare do te mund te hyje e te dale lirshem ne Shqiperi. Ky nuk eshte premtim, por kusht i realizueshem per nje qeveri qe do te punoje per shqiptaret", u zotua kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama.
Kryesocialisti: Vota e 28 qershorit, per heqjen e kufijve
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, njeheresh kandidati per postin e kryeministrit te koalicionit "Bashkimi per ndryshim", deklaroi nga qyteti i Shkodres se vota e 28 qershorit eshte nje vote per heqjen e kufijve mes Shqiperise dhe Evropes. "Eshte nje vote per tu bashkuar qe te gjithe shqiptaret qe jetojne ketu dhe shqiptaret qe jetojne ne emigracion, per te njejten enderr, per endrren e vjeter te Shqiperise zonje dhe mergimtareve te pare dhe per endrren e re te Shqiperise si te gjithe Evropa", tha Rama.
Kryesocialisti: Vota e 28 qershorit, per heqjen e kufijve
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, njeheresh kandidati per postin e kryeministrit te koalicionit "Bashkimi per ndryshim", deklaroi nga qyteti i Shkodres se vota e 28 qershorit eshte nje vote per heqjen e kufijve mes Shqiperise dhe Evropes. "Eshte nje vote per tu bashkuar qe te gjithe shqiptaret qe jetojne ketu dhe shqiptaret qe jetojne ne emigracion, per te njejten enderr, per endrren e vjeter te Shqiperise zonje dhe mergimtareve te pare dhe per endrren e re te Shqiperise si te gjithe Evropa", tha Rama.