Leskaj: Hapja e kutive te 28 qershorit, nje detyrim i madh
Deputetja e Partise Socialiste, Valentina Leskaj, deklaroi dje gjate tubimit te opozites ne Elbasan se hapja e kutive te 28 qershorit eshte detyrimi i madh per t'i kthyer qytetareve dinjitetin e shtetit te se drejtes. "Ky pushtet po na jep cdo dite ngushtimin e lirive dhe te drejtave njerezore. Plaga e hapur ne Gerdec kerkon drejtesi, por ministri pergjegjes eshte ne drejtim te paditur dhe kryepergjegjesi qe eshte ne krye te qeverise vazhdon te punoje per veten dhe jo per qytetaret", deklaroi Leskaj. Sipas saj, drejtesia fillon nga vjedhja e votes, e cila sherben si organ per varferine dhe korrupsionin, e te gjitha qe vijne pas saj. "Ne duhet te jemi bashke per te kerkuar drejtesine, per te gjithe ata qe kane humbur vendin e punes per motive politike, per te gjitha ata qe kane humbur lirine per te protestuar, te gjithe bashke per t'i nderprere rrugen abuzimit me pronen, per te ndalur dhunen mbi mediat, per t'i dhene fund abuzimit qe u be me taksat tuaja me 28 qershor", u shpreh zyrtarja socialiste. Prandaj, perfundoi ajo, te gjithe sebashku me 20 nentor duhet te mblidhen per t'i dhene fund njehere e mire abuzimit te votes nga ky pushtet.