Ngjela me Ramën: Po iku Berisha, pa viza ne 7 dite

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, komentoi dje per here te pare mundesine e djegieve te mandateve permes bojkotit, duke thene se nuk ka gjasa te ndodhe dicka e tille. Deklarata u be gjate mitingut te djeshem, te zhvilluar ne qytetin e Elbasanit per hapjen e kutive te votimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. "Kerkojne te percajne opoziten me diversione te turpshme, e iu thone te paverteta, nga nje perdite, lidhur me mandatin e deputeteve te PS, ne nuk hyjme dhe nuk do te hyjme ne Kuvend per t'u bere bashkefajtor ne mbylljen e syve perpara te vertetes dramatike te 28 qershorit, por nga ana tjeter mandatet e deputeteve te Partise Socialiste nuk digjen dhe nuk do te digjen sepse i kane ato mandate per t'i dhene fund zgjedhes se interesave te pushtetit familjar te Sali Berishes", komentoi Rama. Sipas tij, 20 nentori eshte nje dite e shenuar ne kete perpjekje historike, per t'u ndare nga nje tradite e shemtuar qe arriti kulmin ne 28 qershor. Ai theksoi se me 20 nentor, jo vetem personat e pranishem aty, por se bashku me fqinjet, miqte e te afermit, se bashku me te gjithe ata qe mund te lajmerojne, duhet te vijne medoemos ne Tirane, ne sheshin "Skenderbej", per nje manifestim te madh, ne emer te lirise. "Sali Berisha nuk do qe ato kuti te hapen, sepse hapja e kutive te 28 qershorit, i hap rrugen drejtesise per te gjykuar lirisht dhe ndeshkuar me forcen e ligjit, fajtoret per tragjedine e Gerdecit dhe per grabitjen marramendese te fondeve te rruges se kombit", deklaroi kryesocialisti. Sipas tij, shteti i shqiptareve ka dale nga binaret e Kushtetutes dhe te ligjit dhe eshte vene ne sherbim te Familjes ne pushtet, duke shperfillur dhe shkelur brutalisht liri dhe te drejta kushtetuese, kudo ku pushteti i familjes ka interesa ekonomike, abuzive, korruptive. Ai theksoi se pushteti i dale nga padrejtesia mbi zgjedhjet e 28 qershorit, e ka kthyer teresisht shtetin e se drejtes ne nje fuqi te padrejte qe nuk i sherben ligjit dhe as qytetareve shqiptare, por Sali Berishes dhe familjareve te tij. "Sali Berisha i grabiti zgjedhjet, per te vazhduar te grabise Shqiperine dhe shqiptaret", akuzoi kundershtarin e tij, lideri i partise me te madhe ne opozite. Rama nenvizoi se pushteti i familjes Berisha dhe i sojit e sorollopit te tij, tanime eshte shfaqur me te gjithe arrogancen dhe injorancen e vet. Sipas tij, Sali Berisha e ka kthyer tryezen e Keshillit te Ministrave te Shqiperise ne nje shesh ku cdo mbledhje ben nje pershesh, per "oreksin" e pashuajtshem te familjes se vet. Me tej, kryesocialisti tha se pronat publike dhe private, behen tanime cdo jave "kurban" ne tryezen e qeverise dhe kthehen direkt ose indirekt, ne pronat e familjes qe qeveris Shqiperine. "Sali Berisha nuk do qe kutite e votimit te 28 qershorit te hapen, sepse brenda ne ato kuti eshte fundi i pushtetit te familjes se tij, qe per interesa pronesore dhe financiare, e ka zhytur ne krize demokracine, shtetin e se drejtes, ekonomine e familjeve shqiptare", u shpreh nga mitingu i opozites ne Elbasan, kreu i PS, Edi Rama.
"Vizat, vetem 7 dite pas rrezimit te Berishes"
Kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, ritheksoi edhe njehere nga qyteti Elbasanit se nese rrezohet qeveria, per shtate dite do te liberalizohen vizat. "Shtate dite pas rrezimit te kesaj monstre keni per te pare se si do te behet ceshtja e liberalizimit te vizave. 20 nentori do te ndahet me te keqen. Mos mendoni se e keqja eshte gje e lehte, t'i dalim bllok me 20 nentor, per t'i thene ndal kesaj te keqeje", deklaroi Ngjela. Sipas tij, ne te gjithe historine kryeministri i rreh edhe i ben per vete. Ai e akuzoi ate si nje bandit i dhunes. "U perballem kohe me pare edhe e pa si shkoi, keshtu do te iki edhe kete radhe ne rast se nuk vendos arsyen per te hapur kutite ne menyre qe njerezit te shohin te ardhmen e tyre", deklaroi kreu i PLD. Ai i ftoi qytetaret te bashkohen me 20 nentor, pasi po durohet nje kryeminister qe i ka uzurpuar. Sipas tij, "per here te pare ne Shqiperi si nje llave po shperthen nje proteste per ekzistencen e shoqerise demokratike". Ngjela nenvizoi se te gjithe ekspertet u kane thene qe nuk protestojne shqiptaret per voten e lire, po s'e ka pranuar. "U bene disa muaj qe jemi bashke per kete ceshtje. Kjo eshte nje ndeshje e madhe me te keqen, kryeministri eshte nje e keqe e madhe e ketij vendi, duhet ta shporrim nje ore me pare, aq me teper tani qe nuk mjaftoi tani, por mori iniciativen per te manipuluar per here te dyte zgjedhjet ne Shqiperi", u shpreh lideri i PLD. Sipas tij, sa me shume te zvarritet, aq me shume inkriminohet ne kete krim te madh gjigant, qe mban mend abuzimin, mban brenda rrezimin e dinjitetit.