E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj: Korrupsioni duhet të luftohet pavarësisht përkatësive politike

20-01-2012 / Gazeta 55

Kreu i KLSH-së në analizën vjetore të institucionit



Viti 2011 shënoi një numër të ulët kallëzimesh të atyre që kryen shkelje në institucionet shtetërore dhe lokale. Duke e sjellë si një shqetësim, kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj deklaroi se korrupsioni duhet të ndëshkohet deri në fund, pavarësisht përkatësisë politike. Për vitin e shkuar KLSH bëri vetëm 6 kallëzime në Prokurori.


Gjatë analizës një vjeçare të KLSH-së, Leskaj deklaroi se veprimtaria e këtij institucioni u kushtëzua edhe nga mungesa e bashkëpunimit me Prokurorinë.


Një tjetër shqetësim i ngritur nga ana e kryetarit Leskaj, ishte edhe dëmshpërblimi i ulët për shkeljet kryesisht në sektorin e tatimeve dhe të doganave. Ai u zotua se do të ketë dëmshpërblim në masën 100 përqind


Në analizën e detajuar të Kontrollit të lartë të Shtetit, për vitet 2008-2011 rezulton një dëm financiar total prej rreth 800 milionë lekë. Referuar shitjes apo privatizimit të aseteve shtetërore dëmi i konstatuar për të njëjtën periudhë është 350 milionë lekë.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›