E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroçera Concordia, shpallet gjendja e katastrofës natyrore në zonë

ROMË- Këshilli i ministrave italianë vendosi sot shpalljen e gjendjes së katastrofës natyrore në zonën ku ndodhi mbytja e kroçerës "Costa Concordia", që u përplas më 13 janar me shkëmbinj në afërsi të ishullit Xhilio në Toskanë duke shkaktuar vdekjen e të paktën 11 personave dhe rreth 20 të zhdukur ndër afro 4 000 në bord.

Ky vendim, i njoftuar që të hënën, u konfirmua nga ministri i Marrëdhënieve me Parlamentin, Piero Giarda, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të ministrave.
"Në të thuhet se të gjitha operacionet e lidhura me këtë aksident konsiderohen interes kombëtar dhe kërkohet pjesëmarrja e institucioneve kombëtare, e qeverisë dhe e rajonit", shpjegoi përpara mbledhjes ministri i Mjedisit, Corrado Clini.
Autoritetet dyshojnë për një katastrofë ekologjike nëse 2 380 tonët e karburantit që po mbahen ende në rezervuarët e anijes derdhen në det.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›