E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Paloka: Drejtësia për 21 Janarin është e pashmangshme - Rama tentoi të marrë pushtetin me dhunë

20-01-2012 / Gazeta 55

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka në një deklaratë për mediat, ngriti akuza tëv rënda ndaj kreut të opozitës lidhur me 21 janarin e një viti më parë. Sipas Palokës, Rama një vit më parë donte të rrëzonte qeverinë dhe të merrte pushtetin me dhunë. Për të realizuar këtë u përdor një video e manipuluar, e cila ishte prerë dhe ngjitur 28 herë. Kjo video theksoi deputeti i PD-së rezultoi të ishte e manipuluar dhe tërësisht një falsifikim.

“Më 21 janar pas 4 orë sulmesh mbeten të vrarë 4 protestues, por puçistët nuk e realizuan dot qëllimin e tyre” nënvizoi Paloka, ndërsa garantoi qytetarët se drejtësia do bëhet dhe kjo ngjarje nuk do të kalojë pa u hetuar.

Sipas tij Prokuroria nuk ka bërë asnjë hetim për organizatorët dhe ka prishur provat për t’i shpëtuar ata nga hetimi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›