Emigrantet me shpejtesi sketerre, dy viktima
Shpejtesia dhe pakujdesia ne rruge nuk njeh kufij per emigrantet e sapo kthyer me pushime. Te lehtesuar edhe nga urdhrat per te mos i ngacmuar gjate sezonit te qendrimit ne Shqiperi, te leshuar nga Policia e Shtetit, duket se statistikat e viktimave do te rriten ndjeshem, ku objekt jane makinat me targa te huaja, kryesisht greke e italiane. Dje jane shtuar tre te vdekur dhe dhjete te plagosur ne Korce, Kavaje, Lac, Tirane dhe Pogradec.
Korce
Nje person ka mbetur i vdekur ne dalje te qytetit te Korces, ne afersi te fshatit Dishnice, pasi duke udhetuar me motociklete, i preu rrugen autovetures se nje emigranti. Ne afersi te fshatit Verdove, rreth ores 11:30 te dites se djeshme, eshte perplasur nje automjet tip "Benz", i drejtuar nga 43 vjecari Alfred Cela, me nje motociklete. Policia tha se eshte plagosur rende dhe me pas, pas afro 2 oresh, ka vdekur ne spital drejtuesi i motocikletes, 25 vjecari Sokol Hafizllari, nga Pogradeci. Aksidenti tjeter eshte shenuar ne aksin Tushemisht-Pogradec. Evangjelos Kullolli, banues ne Athine, duke drejtuar mjetin e tij tip “Hyndai", me targa greke, ka aksidentuar 66 vjecarin Mehmet Beli.
Policia rrugore arrestoi Besnik Kovacin, 66-vjec, pasi ne rrugen “Mine Peza”, ne afersi te shkolles “Hari Fultz”, duke drejtuar automjetin motorrkarro, me targa TR0004C, ka aksidentuar kembesorin Sotir M., 86 vjec, i cili ndodhet i shtruar ne Spitalin Ushtarak Tirane, ne gjendje te rende shendetesore. Po dje eshte ndaluar nga policia e Kavajes edhe Bashkim Hoxha, 42-vjec, banues ne Golem, pasi duke drejtuar automjetin fuoristrade “Honda”, me targa BM 252 DT, eshte perplasur me motorin tip “Yamaha”, me targa DE 70373, drejtuar nga Argetil Nurkaj, 27 vjec, banues ne Tirane. Per pasoje ka gjetur vdekjen drejtuesi i motorit. Po dje eshte plagosur ne aksident ne Kavaje edhe Ylber Demrozi, 26-vjec, pas perplasjes me nje tjeter mjet.
Nje aksident i rende ka ndodhur edhe ne aksin Lac-Lezhe, mbremjen e djeshme, me pasoje nje te vdekur dhe gjashte te plagosur. Izmir Hoxha, 17-vjec, qe udhetonte se bashku me dy shoke, ka vdekur, ndersa jane plagosur edhe kater pjesetaret e nje familje, bashkeshortet dhe dy femijet e mitur, qe udhetonin ne automjetin tip “Benz” qe u perplas me ate te tre te rinjve. Shkak eshte bere nje parakalim i gabuar i mjeteve.
Perleshen emigrantet, tre te plagosur
Peqin- Perleshje kolektive me thika me disa te plagosur mes emigrantesh. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 21:00 ne fshatin Cengelaj te Peqinit. Adriatik, Beqir dhe Enver Bullari, kusherinj, jane grindur me Xhevahir Cullhaj, 24 vjec dhe Kujtim Tabaku, 22 vjec, me banim ne fshatin Sheze. Sipas te dhenave policore, autoret kane pasur konflikte te vjetra mes tyre kur kane qene emigrante. Dje ata jane perballur ne nje lokal ne fshatin Bishqem dhe kane kembyer fjale fyese mes tyre. Me pas jane perleshur gjate rruges duke perdorur edhe thikat e mjete te tjera. Per pasoje jane plagosur Adriatik, Beqir dhe Enver Bullari. Autoret e dyshuar jane ndaluar dy ore pas ngjarjes dhe ka nisur hetimi.
F.S