E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Luftë korrupsionit të çfarëdolloj ngjyre

Në analizën vjetore, Leskaj, i ardhur pak javë më parë në detyrë, parashtroi edhe objektivat kryesore për këtë vit, duke nënvizuar se lufta kundër korrupsionit do të zhvillohet me më efikasitet. 

“Nuk mund të pretendojmë se luftojmë me efikasitet korrupsionin dhe nuk propozojmë largimin nga puna dhe kallëzim në prokurori për shkelësit e ligjit”, u shpreh ai. Kreu i KLSH-së, tha se korrupsioni duhet luftuar në çfarë do lloj forme qoftë ai, pavarësisht nëse institucionet drejtohen nga të djathtët apo të majtët.

 “Auditimet e subjekteve deri tani duhet të pranojmë se kanë qenë formale, nuk janë përgatitur sipas kërkesave të manualit përkatës, ndërkohë që ne do të bëjmë auditimet e performancës krahas asaj financiare. S’ka kontroll pa ndëshkim, do të jemi rigorozë e striktë, do të largojmë hijen e kontrollorit gjobëvënës”, shtoi./Start/

                                                                                             2012-01-20 10:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›