Kërkuan 50 mijë € për lirimin e pengut, pranga fierakëve

Policia njofton se në sajë të operacionit të koduar “Rotondo“, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve Arvid Lika 33-vjeç dhe Florant Ismail Baxhia, 36-vjeç, të dy lindur dhe banues në qytetin e Fierit.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi akuzohen që në bashkëpunim me njëri -tjetrin kanë rrëmbyer dhe mbajtur peng për disa ditë në qytetin e Fierit shtetasin nga Maqedonia N.K. , për lirimin e të cilit kishin kërkuar një shumë prej 50.000 Eurosh.
Në sajë të punës së shpejtë dhe të mirëorganizuar të strukturave të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, u arrit lirimi i pengut, kapja e autorëve dhe sekuestrimi i shumës së të hollave që do të jepeshin në këmbim të lirisë së tij.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kanë kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprën penale të “Rrëmbimit të personit“, parashikuar nga neni 109 i Kodit Penal. /Start/
2012-01-20 15:04