Leskaj: "Pergjegjesit e katastrofes, para drejtesise"
Partia Socialiste do te kerkoje zbardhjen e situates, pas kapercimit te gjendjes aktuale per permbytjet e ndodhura ne Veri te vendit. Deputetja e selise roze, Valentina Leskaj, deklaroi se "pasi te mbaroje situata e emergjences, Partia Socialiste insiston dhe do te vazhdoje te kerkoje nxjerrjen e pergjegjesive, venien para pergjegjesie per te gjithe ata qe kane shkaktuar kete katastrofe. Qe sic tha ajo, nuk eshte nje katastrofe qe vjen nga zoti, po qe lidhet me veprime te personave qe jane pergjegjes dhe padyshim qe duhet te shkoje deri lart ne qeveri te kryeministri i vendit, Sali Berisha. Deputetja e Partise Socialiste ishte e pranishme diten e djeshme ne zonat e permbytura ne veri te vendit se bashku me nje pjese te grupit Parlamentar Socialist, per te shperndare fondet e mbledhura nga dhurimet per te demtuarit.