Rama: Urgjent te demtuarve leket ne dore nga qeveria
Denis Dedej
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i beri dje thirrje qeverise qe te kaloje urgjentisht leket ne dore per cdo familje te permbytur. Permes nje komunikimi me mediat, kryesocialisti akuzoi se Veriun e mbyti shkelja e ligjit, renia e shtetit, marrezia e pushtetit. "Sali Berisha tha nga Shkodra se situata te tilla ndodhin nje here ne njeqind vjet. Jo zoteri qe vec si zoteri nuk dite te sillesh, as kete here, pasi qeveria jote e permbyti Veriun e vendit", u shpreh Rama. Sipas tij, situata te tilla nuk ndodhin jo nje here ne njeqind vjet, po nuk ndodhin asnjehere aty ku ka ligj e ku ka shtet dhe jo si ketu ku ka vetem nje Maliq e nje palo pushtet. Ai theksoi se situata te tilla nuk kane ndodhur asnjehere, as kur mbi veri dhe mbi liqenet e hidrocentraleve ka rene shume me teper shi, e ka rrjedhur shume me teper bore e shkrire, sepse nuk ka pasur asnjehere me pare Shqiperia ne krye te kesaj pune njerez, qe te mbledhin ujin e hidrocentraleve jashte cdo kufiri logjik e kriteri shkencor per te bere leke. Kryesocialisti vleresoi se situata te tilla nuk kane ndodhur asnjehere, sepse asnjehere me pare shteti shqiptar nuk ka qene kaq i dale duarsh, kaq jashte binareve te ligjit dhe te kontrollit te eksperteve edhe per ceshtjet me delikate qe lidhen me sigurine e jetes se njerezve, kaq i kapur nga nje pushtet interesash kryekeput korruptive. Me tej, lideri i partise me te madhe ne opozite, tha se Sali Berisha, nuk mund t'u thote shkodraneve se KESH-i qe i permbyti do t'u kompensoje cdo qindarke, po duhet t'u thote nje ore e me pare, se me ta nuk do te ndodhe si me te shkretet banore te Gerdecit, ca te nenes e shume te njerkes dhe se ai, njeriu qe duhet t'ua kishte kursyer kete shkaterrim duke mos u bere pale me priftin e korrupsionit, do te marr me cdo kusht persiper t'i kompensoje qindarke per qindarke demet e tyre. "Ashtu sikunder qeveria e votave te vjedhura, duhet te nxjerre, urgjent, leke ne dore per cdo familje qe jeton ne zonen e permbytur dhe s'mund te mbaje frymen gjalle, as duke pritur thesin me miell, qe edhe kur vjen shume shpesh nuk ka ku gatuhet, as duke shitur lopen per 5 dite buke", drejtoi thirrjen kryetari i PS, Edi Rama. Kryesocialisti akuzoi kreun e ekzekutivit po e con vendin nga rrenimi ne rrenim, me zjarr ne Gerdec, me shembje mali ne Kalimash, me permbytje te papare ne 100 vjet sic thote edhe vete ne Qarkun e Shkodres, eshte kthyer ne nje farembjelles katastrofash. Sipas liderit socialist, pushteti i vjedhur i Berishes ne 28 qershor, po e shkaterron shtetin me babezine, me papergjegjshmerine e me lukunine e te paafteve qe s'kane haber nga punet per te cilat paguhen me leket e shqiptareve. "Ky vend e ky popull nuk ka me as arsye, as mundesi te paguaje per pushtetin e ketij njeriu e per interesat e oborrit te tij familjar. Jane plot 35 milione dollare te shperdoruara, vetem duke mos e perdorur ujin ne kohen e duhur per energji, po duke e mbledhur jashte arsyes per babezi", perfundoi kritikat e tij ndaj qeverise, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama.
APELI
"Qeveria e votave te vjedhura duhet te nxjerre urgjent, leke ne dore per cdo familje qe jeton ne zonen e permbytur dhe qe s'mund te mbaje frymen gjalle, as duke pritur thesin me miell, qe edhe kur vjen shume shpesh nuk ka ku gatuhet, as duke shitur lopen per 5 dite buke", drejtoi thirrjen kryetari i PS, Edi Rama.
AKUZA
Kryetari i partise me te madhe ne opozite, akuzoi dje se pushteti i vjedhur i Sali Berishes ne 28 qershor po e shkaterron shtetin me babezine, me papergjegjshmerine e me lukunine e te paafteve, qe s'kane haber nga punet per te cilat paguhen me leket e shqiptareve.