E Hënë, 2 Nëntor 2026

Leskoviku, një destinacion mikpritës, turistët e huaj vazhdojnë të zbulojnë Shqipërinë e jugut

Leskoviku, ky qytet i vogël në juglindje të Shqipërisë, është një perlë  që po zbulohet gjithnjë e më shumë nga turistët e huaj. Me qetësinë, ajrin e pastër dhe peizazhe mahnitëse u krijon mundësi turistëve ta shijojnë udhëtimin me biçikleta apo makina, në çift apo familjarisht.

Në shumicën e rasteve Leskoviku vazhdon të jetë një vendkalim për disa orë teksa turistët vazhdojnë udhëtimin drejt jugut të Shqipërisë po kjo nuk i pengon vendasit ti mirëpresin në bujtinat dhe restorantet e tyre.

“Jam nga Belgjika dhe kam 2 jave këtu, kam vizituar Korçën, Shkodrën dhe do shkojmë në Gjirokastër. Më pëlqejnë shumë ushqimet tradicionale ndërsa njerëzit janë të sjellshëm”, u shpreh një turiste.

“Jam nga Irlanda dhe në Shqipëri kam 4 javë, kam vizituar disa qytete dhe më pëlqen shumë këtu”, tha një turiste tjetër.

Banorët dhe sipërmarrësit e Leskovikut punojnë çdo ditë për të zhvilluar këtë qytet me shpresën dhe besimin për një turizëm të qëndrueshëm.

Gazetar: E. Pambuku     

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›