E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Lumi Buna rrjedh i lirë pas përfundimit të fazës së dytë të pastrimit në Dajlan

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ku njofton për përfundimin me sukses të fazës së dytë të ndërhyrjes në lumin Buna, në zonën e Dajlanit, Shkodër. Ndërhyrja synon përmirësimin e qarkullimit natyror të ujërave dhe mbrojtjen e mjedisit në këtë zonë.

“Mirëmëngjes, dhe me lumin Buna, që pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet, pas mbylljes me sukses të fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin e çlirimin e shumëpritur të zonës së Dajlanit në Shkodër, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në postim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›