E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letër Adem Demaçit

Shteti mezi po merr frymë. Korrupsioni dhe krimi, nepotizmi dhe hajnia janë pjesë e përditshmërisë. Aq keq janë punët sa kemi rënë në mëshirën e thashethemeve të mejhaneve të kryeqytetit saqë herë flitet për bastisje e arrestime e herë për peshkaqenë e tash edhe balena... Një situatë e rëndë. Frikësuese.

Nga Beqë Cufaj

I nderuari Bacë,

Posa kam përfunduar së lexuari Biografinë (e paautorizuar) të Shkëlzen Gashit për jetën dhe veprën Tuaj. Një libër, i cili jo vetëm që ia vlen të lexohet, por edhe duhet të lexohet. Një rekomandim për të gjithë ata që duan të dinë më shumë për personalitetin e Adem Demaçit, por edhe rrethanat historike, politike e socio-kulturore të shqiptarëve në ish-Jugosllavi përgjatë më shumë se pesë dekadave me radhë.

Ju, Adem Demaçi, jeni njëri prej figurave më të rëndësishme të kombit shqiptar dhe është jo vetëm krenari, por edhe nder i madh që ju kemi pasur dhe ju kemi! Një Adem Demaç është një dhuratë nga Zoti për një komb të shtypur e të terrorizuar me radhë.

Duke e lexuar librin në fjalë dhe sidomos pas përfundimit të tij një pyetje a dilemë kam pasur dhe vazhdoj ta kem: çfarë ta ketë shtyrë një të ri shqiptar që me krejt forcën e tij intelektuale dhe vizionin për kombin, pjesëtar i të cilit është- ti rezistojë një aparati shtetëror e ushtarak, politik e ekonomik duke grumbulluar rreth vetes bashkëmendimtarë e të rinj të tjerë të cilët dalëngadalë, por sigurt vetëm sa shtoheshin si ca rrathë magjikë, të cilët me rënien e perdes së hekurt dhe lirimin tuaj nga kazamatet serbe i ngjanin një muri të pakapërcyeshëm jo vetëm për shtetin serb, por për çdokënd në këtë rruzull tokësor, sepse ishin ndjenja dhe vullneti për lirinë ato që rrezatonin në qendra të mëdha vendosëse, por edhe në opinionin botëror!

Vetëm fakti se si Ju, Bacë, merrnit guximin edhe gjatë ballafaqimit të madh shqiptaro- serb, nga fundvitet 80 e më pas, të dilnit kundër shumë huqeve e mashtrimeve, përfitimeve e gabimeve të kastave e klasave tona politike e intelektuale dhe tua thoni ku e kanë gabim (edhe aty ku nuk keni pasur të drejtë!) flet sërish për vizionin tuaj.

Parapërgatitjen për fërkimet demokratike dhe rrymat e ndryshme politike brenda një shoqërie dhe tash edhe shteti.

Guximi juaj për të marrë postin e zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mes të Prishtinës dhe Kosovës së përgjakur tashmë është shkruar me shkronja të arta. Prandaj, nuk kemi si të mos e pranojmë që një prej pak punëve dhe vendimeve të mençura të kësaj qeverie ka qenë dhe është ai i sigurimit tuaj me përcjellje e shofer, pagë mujore e rehati!

Një vendim sa i pazakontë për neve aq i vetëkuptueshëm për krejt kombet e shtetet që ua njohin sakrificën dhe hakun personaliteteve si juaji.

Duke mos u parë edhe aq shpesh në media dhe takime të ndryshme që kanë të bëjnë me këtë politikën tonë të përditshme në Republikën e Kosovës, kam dëgjuar që kaloni goxha shumë kohë në jugun e Shqipërisë.

Nuk e besoj që intelekti dhe pasioni juaj për punët e kombit të mos ju lejojë ti përcillni zhvillimet rreth Republikës së Kosovës.

Sidoqoftë, fare telegrafikisht mund tju informojmë për lajme të mira, por edhe të këqija.

Po e fillojmë me të parat: shteti ynë tashmë edhe me tapi nga Gjykata më e rëndësishme e rruzullit tokësor- ajo e Drejtësisë Ndërkombëtare. Lajme tjera të mira nuk kemi.

Sepse këta tanët po thonë që kanë strategji për përshpejtim njohjesh të reja- por po dyshojmë në këtë dhe dita- ditës këto dyshime vetëm sa do shtohen. Lajmet tjera janë edhe më të këqija.

Shteti mezi po merr frymë. Korrupsioni dhe krimi, nepotizmi dhe hajnia janë pjesë e përditshmërisë. Aq keq janë punët sa kemi rënë në mëshirën e thashethemeve të mejhaneve të kryeqytetit saqë herë flitet për bastisje e arrestime e herë për peshkaqenë e tash edhe balena...

Një situatë e rëndë. Frikësuese. Sepse mundin tuaj dhe të shokëve tuaj, djersën dhe gjakun e mijëra shqiptarëve që kanë luftuar po e nëpërkëmbin në mënyrën më bizare të mundshme.

Prandaj Bacë, sikur ta gjenit pak kohë dhe të merrnit mundin që me forcën e fjalëve tuaja pa pardon edhe tua thoshit?... Pa autorizim-kuptohet!

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/opinion/103-opinion/27928-leter-adem-demacit","title":"Letër Adem Demaçit","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") Agron - Pooooo!!!!!! |02/08/2010 14:04:53 Z.Cufaj eshte nje prej gazetareve qe parapelqeje dhe, si zakonishte ia qellon ne
cak.
Por jo vetem Baca Adem por duhet e tere Kosova (e kam fjalen per ata qe
mendojne me koke te vet) duhet ne te gjitha menyrat, pra me shkrime dhe protesta
te ndryshme tua bejme me dije ketyre CUBAVE-POLITIKANE qe po na VJEDHIN
pavarsine dhe ardhmerine cdo dite e me shume NEVE SHQIPTAREVE. Komentoje 0 0 var JOSC_postCSS=2; Powered by !JoomlaComment 4.0

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›