E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomacia parlamentare, jofunksionale Arton Konushevci

Qe pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, ministri i Jashtem, Skender Hyseni, gjendet ne Nju Jork, ne perpjekje per te siguruar njohje te reja. Ministria ka kerkuar nga tere stafi diplomatik t’i anuloje pushimet verore, ne menyre qe ky muaj te shfrytezohet per lobim. Ne Prishtine, perfaqesues te Kuvendit te Kosoves thone se nuk duhet lene i tere lobimi vetem Ministrise se Jashtme. Sipas tyre, edhe diplomacia parlamentare mund te luaje rol shume te rendesishem. Te gjithe mekanizmat kushtetues te Kosoves duhet te aktivizohen dhe te lobojne per njohje te reja, thote deputeti dhe ministri i Kultures, Lutfi Haziri. “Duhet te aktivizohet diplomacia parlamentare, roli i presidentit, i kryeministrit... Une besoj se aktivizimi edhe i diplomacise parlamentare dhe i mekanizmave te tjere lobues, do te ndihmonte Kosoven per njohje me te medha. Do te jete domethenese ne vecanti nese pese shtetet e BE-se reagojne - e kam fjalen per Greqine, e cila eshte shtet me ndikim dhe qe mund te marre me vete nje numer te shteteve te tjera”, thote Haziri. Nenkryetari dhe deputeti i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ahmet Isufi, thote se nuk eshte i kenaqur me nivelin e organizimit te diplomacise shteterore. Sipas tij, mosangazhimi i diplomacise parlamentare eshte nje dobesi, e cila po percillet vite me radhe. Isufi thekson se diplomacia e Kosoves nuk eshte e organizuar as konform rregullave qe kane vendet e rajonit. “Mosangazhimi i deputeteve ne politiken e jashtme eshte nje dobesi qe e ka percjelle Parlamentin. Konsideroj se ekziston nje mosharmonizim i veprimeve te Ministrise se Jashtme dhe po ashtu i Komisionit te Politikes se Jashtme dhe atij per Integrime”. “Prandaj, nje koordinim me i mire do te mundesonte qe ekipe te caktuara nga Parlamenti t’i vizitonin sidomos qendrat, te cilat ende nuk e kane njohur pavaresine Kosoves”, thote Isufi. Edhe ministri Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosoves, mendon se diplomacise parlamentare po i mungon nje koordinim i mire. “Mendoj se duhet nje koordinim me i mire, per asgje tjeter nuk behet fjale. Nje koordinim me i mire, nje shikim i agjendave, nje rishikim i agjendave te perbashketa dhe ndertim i kapaciteteve, ne menyre qe kjo ofensive diplomatike vertet te ece perpara”, deklaron Haziri. Kuvendi i Kosoves ka Komisionin per Politike te Jashtme si trupen kryesore qe duhet te koordinoje apo te marre pjese ne konstituimin e diplomacise. Po ashtu ekziston edhe Komisioni per Integrime, i cili ka rol te vecante ne procesin e integrimit te vendit, si dhe ne perkujdesjen e pershtatjes se ligjeve te vendit me ato te BE-se. Ahmet Isufi, per funksionalizimin e levizjeve te deputeteve per te sjelle njohje te reja, mendon se nuk ka koordinim, transparence dhe angazhim te mjaftueshem edhe pas mendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. “Nuk po shfrytezohen te gjitha kapacitetet qe i ka Kosova, madje edhe ato te politikes se jashtme, te diplomacise nderkombetare, e cila ka ndihmuar pavaresimin e Kosoves. Ka personalitete, te cilat mund te ndihmonin ne kete drejtim”, thote Isufi. Edhe analistet politike kane deklaruar se diplomacia parlamentare duhet te aktivizohet sa me pare, pasi qe, sipas tyre, Kosova nuk ka arritur numrin e mjaftueshem te njohjeve.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›